Falsifikimi i pasaportave diplomatike, baza e organizatës jashtë Shqipërisë! I arrestuari gjente personat që donin dokumente amerikane

18 Qershor 2023, 14:32| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 15:01

  • Share

1684487556_policia.jpg

Hetimet e Policisë Kriminale për identifikimin e personave që kryejnë falsifikim të dokumenteve amerikane për shqiptarët kanë nisur rreth 3 muaj më parë dhe indicia u dha nga një grua e arrestuar në Rinas. Pas hetimeve me metoda të specializuara edhe me ndihmën e partnerëve, sidomos përmes përgjimeve, u identifikuan personat e parë që merreshin me këtë punë.

Report Tv mëson se Daniel Morava, i arrestuar, kishte rol kryesor në falsifikim brenda vendit tonë, ndërsa Guri Pajo, i cili për shkak të moshës u la në “arrest shtëpie” ka rezultuar se kryente rolin e ndërmjetësit. Ai gjente personat që ishin të interesuar për të marrë një pasaportë amerikane të falsifikuar. Mësohet se aktiviteti kryesor i organizatës kriminale që bënte falsifikimin është jashtë vendit, por akoma nuk është përcaktuar se ku ndodhet baza e saj kryesore. Në bashkëpunim me partnerët amerikanë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa brenda vendit tonë janë edhe disa persona të tjerë që po mbahen nën vëzhgim.


Lajmi kryesor:

Falsifikonin pasaporta diplomatike dhe pajisnin me to qytetarë për t’i dërguar në SHBA! Arrestohen 2 persona në Korçë, të tjerë nën hetim


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?