Pankartat e tifozëve të Napolit

Falja e Acerbit për sjellje raciste, ultrasit e Napolit: Emblema e një sistemi hipokrit

27 Mars, 12:59| Përditesimi: 27 Mars, 13:00

  • Share

Federata e Futbollit në Itali nuk e dënoi mbrojtësin e Interit, Francesco Acerbi, me këtë të fundit që ofendoi në baza racore lojtarin e Napolit, Juan Jesus. Ndeshja e fundit mes tyre në "Meazza" mori përmasa të tjera tej futbollit, ndërkohë që në Napoli ka pasur protesta.

Ultrasit e Napolit shfaqën një pankartë polemike në pjesë të ndryshme të qytetit gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm kundër vendimit për të mos skualifikuar lojtarin e Interit.

Pankarta u vendos para stadiumit "Maradona" dhe gjithashtu në vende të tjera simbolike të qytetit, përfshirë Sheshin 'Plebiscito'. "Sistem hipokrit, Acerbi është simboli juaj", thuhej në shënim.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 27/03/2024 14:48

    O GAZETARE KOTI ACERBI NUK U FAL POR JU DHA DREJTESIA ...PA FAKTE AS KRIMINELI ME I MADH NUK DENOHET JO ME PER NJE INFAME JUAN JESUS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?