Romelu Lukaku

Falet Romelu Lukaku, sulmuesi do jetë gati për Inter - Juventus

22 Prill 2023, 18:26| Përditesimi: 22 Prill 2023, 18:27

  • Share

Tani është zyrtare, Romelu Lukaku do të jetë në dispozicion të Interit për ndeshjen e dytë të Kupës së Italisë kundër Juventusit. Federata Italiane e Futbollit  ka vendosur të falë sulmuesin zikaltër, i cili ishte pezulluar me një ndeshje pas ndëshkimit të tij me karton në ndeshjen e parë Juve-Inter të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë (1-1).

Lojtari, sipas arbitrit, kishte brohoritur në një mënyrë tepër të diskutueshme në përgjigje të thirrjeve raciste të marra në stadium. Pas anulimit të mbylljes së sektorit të Juventusit, Lukaku në fakt mbeti i vetmi fajtor për këtë situatë. Presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, ka vendosur të falë lojtarin.

"Presidenti, me propozimin e Këshillit Federal, mund të japë falje nëse të paktën gjysma e dënimit është vuajtur. Në rast të përjashtimit, falja nuk mund të jepet nëse nuk kanë kaluar të paktën gjysma e dënimit. Parimi i luftës kundër të gjitha formave të racizmit është një element themelor i sistemit sportiv", thuhet në njoftim.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?