Foto ilustruese

Fakulteti i Histori-Filologjisë njoftim për studentët: Nga 5 janari nis mësimi online

3 Janar 2021, 13:08| Përditesimi: 3 Janar 2021, 13:16

  • Share

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë njofton studentët se mësimi online në këtë fakultet do të fillojë me 5 janar.

Këtë lajmërim fakulteti e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale.

Në një vendim të mëparshëm ministria e Arsimit bëri me dije se shkollat e mesme dhe 9-vjeçare pas festave do ta nisin mësimin më 11 janar.

Për shkak të situatës pandemike në Universitete studentët vijuan me mësimin tërësisht online, ndërsa në arsimin parauniversiar me alternime. Nuk dihet sa do të zgjasë kjo situatë.

Ndërkaq kujtojmë se dje ministria e Shëndetësisë teksa bëri bilancin e dy ditëve të para të 2021-shit sa i përket situatës së COVID, ku u konstatua një përgjysmim i shifrave krahasur me ditët e mëparshme. Kjo erdhi edhe për shkak të uljes së testimeve.

1609676067_llllllllllll.JPG

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?