Trajneri senegalez, Oluëashina Okeleji

Fakti i dhimbshëm, Botërori ka vetëm një trajner me ngjyrë

19 Qershor 2018, 03:25| Përditesimi: 19 Qershor 2018, 06:08

  • Share

Nesër do të jetë radha e Senegalit që të debutojë në kampionatin botëror, në sfidën ndaj Polonisë, në orën 14:00, sfidë e vlefshme për Grupin H.

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, një vend të rëndësishëm ka marrë një tjetër aspekt, përveç atij sportiv. Kjo pasi trajneri senegalez është i vetmi me ngjyrë, nga 32 trajnerët e Botërorit.

Oluëashina Okeleji ka pranuar me dhimbje këtë fakt, duke thënë se gjëja e fundit që ka rëndësi në futboll, është ngjyra e lëkurës.

“Fakti i dhimbshëm që jam trajneri i vetëm me ngjyrë, më mërzit pa masë. Futbolli është universal dhe shpresoj që kjo situatë të ndryshojë sa më shpejt. Në nëj ndeshje futbolli, ngjyra e lëkurës është e fundit që ka rëndësi”, deklaroi trajneri i Senegalit para ndeshjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?