Sali Berisha dhe Ilir Meta

Faktet/ Bien të gjitha alibitë e dyshes Berisha-Meta për humbjen e zgjedhjeve lokale nga manipulimi dixhital, nga Dan Hutra tek rënia e euros 

12 Qershor 2023, 18:26| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 18:28

  • Share

Një muaj pas zgjedhjeve lokale, disa fakte dhe rrethana kanë rrëzuar përtej çdo dyshimi alibitë dhe justifikimet kryesore të Sali Berishës dhe Ilir Metës për humbjen shkatërrimtare të koalicionit të drejtuar prej tyre në zgjedhjet e 14 majit 2023. Mbrëmjen e 14 majit, Berisha kontestoi rezultatin në Bashkinë e Kamzës, pasi kandidati i tij, Arjan Hoxha, humbi thellë përballë Rakip Sulit të PS-së. Berisha foli për manipulim dixhital, meqenëse në Kamëz, Vorë dhe Elbasan u aplikua votimi dhe numërimi elektronik. 

“Të dhënat e besueshme, dëshmojnë se Kamza është manipulim dixhital monstruoz. PD në vitin 2021 ka qenë dhjetë mijë vota para PS. Në pollin më të saktë të 13 viteve të fundit i bërë në fund të shkurtit, PD me PL ishin 14 % para PS ndërkohë që manipulimi dixhital e nxjerr sot PS 10 mijë vota para këtij koalicioni. Kjo pra është absolutisht një rezultat totalisht i gatuar në mënyre dixhital dhe hidhet poshtë me vendosmërinë më të madhe”, tha Berisha. 

Nisur nga pretendimet e opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të hapë kutitë e qendrave të votimit në Kamëz, duke rinumëruar votat manualisht. Nga procesi i rinumërimit rezultoi se rezultati përputhej 100% me rezultatin e sistemit elektronik. Ky proces hodhi poshtë pretendimet e Berishës për manipulim dixhital. Sigurisht që nuk pati një ndjesë për pretendimin e pabazuar. 

Rënia e euros, sipas tyre, për shkak të blerjes së votave, ishte një tjetër alibi e përbashkët e Ilir Metës dhe Sali Berishës për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve lokale.

“Burimet kompetentë na thonë se një rënie e tillë e euros mund ta provokojnë vetëm hedhja e qindra milionë eurove në një kohë të shkurtër për këmbim. Rritja e euros fill pas përfundimit të zgjedhjeve, hodhi poshtë pretendimin se rënia lidhej me sezonin turistik”, tha Berisha. Ndërsa, Ilir Meta tha se “Euro humbi 10% të vlerës, aq shumë është përdorur ajo për të influencuar votuesit”. 

Sipas Berishës euro u rrit pas zgjedhjeve. Por, çfarë ndodhi në të vërtetë? Euro ka ardhur duke rënë pas zgjedhjeve të 14 majit, fakt që rrëzon pretendimin se euro u zhvlerësua deri në 14 maj, për shkak të përdorimit për të influencuar votuesit. Në 14 maj 2013, euro blihej me 110.8 lekë, ndërsa shitej me 111.7 lekë. Me 1 qershor 2023, euro blihej 109.2 lekë dhe shitej me 110.1 lekë. Sot në 12 qershor 2023, euro blihet me 106 lekë dhe shitet me 108.5 lekë. Pra, euro ka ardhur duke rënë pas zgjedhjeve dhe jo duke u rritur siç pretendon Berisha.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 13/06/2023 09:16

    Renia e euros vjen nga parate e pista qe futen nga jashte per pastrim or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Italia si moter: 12/06/2023 20:31

    Po pse mereni me kermat e vendit o gazetare ,mos humbisni kohe na e keni merzitur televizionin duke na nxjere saliken dhe bashiun keta jane me ndyresirat e vendit ,nje gje eshte e qarte ata nuk vine me ne pushtet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?