Sali Berisha dhe Liri Berisha

Kronikë

Faksimilet/ Mero Baze: Pse e ka ndryshuar emrin serb të mamasë Liri Berisha, ndryshe nga i vëllai?

10 Gusht 2021, 22:31| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 22:35

  • Share

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari Mero Baze ka publikuar faksimile që sipas tij vërtetojnë se Liri Berisha, bashkëshortja e ish-Kryeministrit Sali Berisha,  është kujdesur gjithmonë, që të mos e ekspozojë origjinën e saj dhe e ka mbajtur sa më enigmatike atë. Sipas tij ajo ka arritur deri aty sa të ndërrojë edhe emrin e së ëmës në gjendjen civile, nga Milica, në Milika.

Ndryshe nga i vëllai, që vazhdon të ketë në gjendjen civile, emrin e së ëmës Milica.

“Shkëlzen Berisha po përpiqet të gjej jugosllavë të rinj në Tiranë. Me sa duket po i ndjehet vetëm nëna e tij jugosllave e cila nga kompleksi i apatridit që ka ja ka ndryshuar emrin nënës nga Milica në Milika.

Respekt për vëllain e saj që respekton emrin e nënës dhe origjinën e tij jugosllave”, vë në dukje gazetari Mero Baze, që ka botuar edhe faksimilet e mëposhtme

Certifikata familjare e Liri Berishës

 

Certifikata e vëllait të Liri Berishës

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?