FAKE ndaj COVID-19/ Yuri Kim sulmon Kinën: Ata që përpiqeshin të dobësinin Shqipërinë, sot hiqen si shpëtimtarë të krizës që vetë shkaktuan

21 Mars 2020, 11:03| Përditesimi: 21 Mars 2020, 14:17

  • Share

TIRANË - Ata që përpiqeshin të dobësinin Shqipërinë vetëm disa vite më parë, janë duke u përpjekur sëris përmes keqinformimit dhe propagandës për të fshehur të vërtetën nga situata e koronavirusit, thotë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim.

Kryediplomatja amerikane e bën këtë koment mbi një raport të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm që radhit lajmet dezinformuese të përhapura nga shpërthimi i epidemisë që flasin se Koronavirusi është një armë biologjike pas së cilës mund të fshihen SHBA-të.

"Raporti i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) tregon se ata që përpiqeshin të dobësonin Shqipërinë vetëm disa vite më parë, janë duke u përpjekur sërish – duke përdorur keqinformim dhe propagandë për të fshehur të vërtetën, duke hequr fajin nga vetja dhe duke u shtirur si “shpëtimtarë” të krizës që ata vetë shkaktuan. Historia ka rëndësi, faktet kanë rëndësi” thotë ambasadorja Yuri Kim.

Në mesin e lajmeve "fake" është edhe ai se koronavirusi nuk u shpërtheu në Wuhan, Kinë por se SH.B.A.-ja po fsheh origjinën e vërtetë, që sipas këtyre lajmëve janë laboratorët amerikanë në të gjithë botën.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se shpërthimi dhe reagimi ndaj COVID-19 është shoqëruar me një “infodemi” masive, të cilin OBSH e përshkruan si një tepricë informacioni - disa të sakta dhe disa jo - duke e bërë të vështirë të gjesh burimet e besueshme të informacionit dhe udhëzimet e besueshme.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 21/03/2020 11:55

    Mos te duket cudi zonja Kim se ku ka ze s eshte pa gje

    Përgjigju
    • besnik shabani nuk kam email: 21/03/2020 17:21

      zonja Kim ka te drejte sepse veteme keqia e shqiperis i ka erdhur nga vendet e lindies prandaj jam plotesishishte me mendimin e zonjes ambasotore amerikes zonja juri kim me respekt zoti besnik shabani.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?