Xi Jinping

Fajin e ka ‘komunizmi’

5 Janar 2022, 20:06| Përditesimi: 5 Janar 2022, 20:07

  • Share

“Ne mund dhe duhet të jemi modestë si zyrtarë të vegjël të qarkut, sikurse jemi të shqetësuar për çdo gjethe në çdo degë.”

Presidenti Xi Jinping i Partisë Komuniste kineze ulet shpeshherë “gju më gju me popullin”.

Ai e ka cituar në disa raste këtë shprehje për të inkurajuar zyrtarët, që të jenë të përkushtuar në shërbim të popullit.

Kina vlerësohet nga agjencitë prestigjoze se me këto ritme në vitin 2030 do të jetë ekonomia e parë në botë.

Në një vend me 1.3 miliard banorë korrupsioni dhe trafiqet, falsikimet dhe mashtrimet në tregti identifikohen lehtë, sikurse ndëshkohen rëndë.

Edhe perëndimi i ndëshkon rëndë, veçse ndryshe nga Kina vuan nga përplasjet politike, sepse nuk njeh rrugë tjetër zhvillimi.

Në Shqipëri ende nuk është gjetur fajtori, nëse për korrupsionin, trafiqet dhe krimin e organizuar fajin e ka komunizmi apo demokracia.

Që fajin tek ne e ka sistemi sepse askush nuk mban përgjegjësi, jo pak shqiptarëve u është mbushur mendja dhe e besojnë këtë. Kjo është e sigurt!

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?