Rrezimi i shtatores së Enver Hoxhës

Fajet apo rastësitë e '90 nuk mund të vazhdojnë deri në 2030

6 Janar 2023, 17:44| Përditesimi: 6 Janar 2023, 17:46

  • Share

Ngjarjet e viteve' 90 padyshim që kanë edhe dritëhijet e veta, por në këto 30 vite një mësim e kemi nxjerrë duke parë se si kanë rrjedhur ngjarjet: ata që erdhën nuk ishin të rastësishëm, sepse të rastësishmit nuk bënë ndonjë karrierë të madhe! I vetmi  personalitet që ishte i rastësishëm e nuk vinte nga elitat e regjimit ishte Azem Hajdari e për hir të vërtetës edhe pse kontributi i tij për rrëzimin e Regjimit ishte kolosal, ai nuk bëri ndonjë karrierë të madhe, sepse nuk u bë kurrë as ministër, as zëvendësministër apo ndonjë rol kryesor në qeverisje duke përjashtuar mandatin e deputetit që atë e fitonte me zotësinë e tij!

Të tjerët nuk ishin të rastësishëm në vitet '90 e apo ashtu nuk mbeten të rastësishëm edhe sot! Dikush prej tyre ishte me grada shkencore e këto nuk i merrje kurrë gjate regjimit nëse i kishe keq punët me "Partinë" e disa te tjerë ishin bijtë e tyre që për pragmatizëm ndërruan krahun dhe mbetën aty edhe për 30 vite në pushtet!

Këta erdhën me mendësitë e përfaqësuesve të Regjimit e me të njëjtën metodë duke e konsideruar politikën si privilegj ekskluziv, duke mos pranuar të largohen edhe sot pas 30 vitesh, por po përgatiten ta kthejnë me elitë trashëgimie politikën për bijtë e tyre. "Këta" e ky taraf kanë pushtuar e monopolizuar çdo gjë në Shqipëri, nga pushteti, ekonomia e studiot televizive! Nuk e lëshuan asnjëherë pushtetin dhe nuk do e lëshojnë kurrë në rrethana normale! Lidhjet e tyre me të kaluarën përpiqen t'i justifikojnë duke thënë se për ta rrëzuar atë Regjim duhet të vije nga brenda tij e duke e luftuar po nga brenda!

Ok! E marrim si të mirëqenë këtë, por kjo nuk justifikon faktin se edhe 30 vitesh janë aty, nuk ikin e tashmë po na lënë fëmijët e tyre! Jemi i vetmi vend në Europë e në Ballkan që kemi të njëjtën "bakllava" të gatuar në vitet '90 dhe që po e hamë për 30 vjet! Tashmë sikur të mos mungonin këto, duke qenë të gjithë bashkë një "klub" i pushtetit, duke frekuentuar të njëjtat vende e duke pasur të njëjtat privilegje, tashmë kanë lidhur edhe krushqi mes tyre duke e forcuar akoma edhe më shumë lidhjen e tyre! Prandaj, sot djathtas e majtas nuk kanë asnjë dyshim, djathtas janë vetë e majtas kanë krushqit! Të vetmit që mbeten të përjashtuar janë të tjerët që nuk pjesë e "klubit"! Duhet ta ndryshojmë këtë gjellë 30 vjeçare se tashmë është bërë e padurueshme edhe për stomakun tonë!

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?