Bota

Facebook fshin intervistën e nuses së djalit të Trump me ish-presidentin

1 Prill 2021, 13:03| Përditesimi: 1 Prill 2021, 13:15

  • Share

I është ndaluar përdorimi I llogarisë në Twitter, Facebook dhe YouTube e megjithatë nuk ka mjaftuar kjo gjë, pasi së Facebook hoqi një video të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, nga faqja e nuses së tij, Lara Trump.

Gjiganti i mediave sociale e bllokoi Trumpin në janar, pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kongresit në Uashington dhe akuzave të tij të vazhdueshme për manipulim të zgjedhjeve.

Lara Trump, bashkëpunëtore e re në Fox News, postoi një video të saj duke intervistuar ish-presidentin për një sërë çështjesh dhe më vonë Lara postoi një email që mori nga Facebook, duke e paralajmëruar atë për heqjen e intervistës. Facebook tha se intervista u hoq në përputhje me vendimin për bllokimin e Trumpit nga ky rrjet social.

Lara Trump, e cila është e martuar me djalin e ish-presidentit, Erik e postoi më pas intervistën në video-platformën Rumble.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?