Berisha, Meta Rama

Facebook është një tregues i krizës së lidershipit të politikës së Shqipërisë!

16 Prill 2023, 19:47| Përditesimi: 16 Prill 2023, 21:47

  • Share

Facebook, përtej rasteve kur i bëjnë postimet me sponsorizime, dëshmon qartë rënien e ndjekësve dhe mbështetësve të liderëve kryesor të politikë shqiptare!

Nëse ndjekim postimet e tyre që lidhen ngushtë me qëndrimet e tyre politike, vazhdon e kryeson Rama me një mesatare prej 5000 pëlqimesh e pastaj vjen Berisha me një mesatare prej 2500 pëlqimesh e më pas vjen Meta me një mesatare shumë më të vogël! Këto numra janë shumë të vogla nëse kemi parasysh faktin se Berisha e Rama kanë mbi një milion ndjekës!

Pra, nga kjo analizë kuptojmë se shumica e shqiptarëve janë bërë ndjekës thjeshtë si mundësi informimi, por nuk përfshihen as me komente e as me pëlqime në lidhje me aktivitet apo qëndrimet politike që prezantojnë në Facebook! Duhet theksuar fakti se Meta është bërë pjesë e Facebook shumë më vonë se Berisha e Rama, megjithatë ka një një përqindje të vogël personazh interaktiv në postimet e tij e po ashtu një numër shumë më të vogël ndjekësish se Rama e Berisha! Ajo që bie në sy është fakti se numri u komenteve dhe i pëlqimeve rritet kur këta lider bëjnë urime, vendosnin foto të familjarëve ose bëjnë qëndrime jo politike, por me karakter festiv, social apo historik!

Ndërsa kampion dhe në vendi e parë e zen Kurti, ku pëlqimet, komentet dhe share-t thyejnë rekorde si në rastin e qëndrimeve të tij politik, por edhe kur reagon përtej dimensionin politik, me karakter festiv, social e historik!

Facebook dëshmon qartë rënien e popullaritetit e politikanëve shqiptarë duke shfaqur një empati të theksuar ndaj tyre! Mjafton të ndjekim Facebook për të kuptuar se lidershipi shqiptarë është në një krizë të thellë duke pasur distancimin e qytetarëve që nuk shikojnë alternativa të tjera të reja!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • joni: 17/04/2023 15:41

    Facebook sot eshte nje rrjet social i vjeteruar thuajse i mbaruar qe sherben vetem si tabele nekrologjike. kontrollet sot behen ne tik tok o autor i pa-apdejtuar

    Përgjigju
    • Tani: 18/04/2023 11:46

      Hahahahaha, perdororuesit e tik tokut as nuk e dine sesi eshte nje flete votimi e jo me te kene votuar ndonjehere ne jeten e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?