Fabrizio Bosso sjell në Tiranë koncertin 'We Wonder', homazh për muzikantin Stevie Wonder

18 Maj, 21:06| Përditesimi: 18 Maj, 21:24

  • Share

Trompisti Fabrizio Bosso, një prej muzikantëve jazz më të njohur në Itali, gjallëroi Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë mbrëmjen e së premtes me koncertin “We Wonder” në nder të gjeniut të muzikës, Stevie Wonder.

Energjia dhe vitaliteti që karakterizojnë stilin e pagabueshëm të Wonder, forca shprehëse e baladave të tij më të famshme, së bashku me teknikën dhe lirikën e trumbetës së Fabrizio Bosso-s, sollën në Tiranë një natë të pa harrueshme për artëdashësit.

Në koncertin homazh, trompisti Bosso solli në Tiranë disa nga këngët më domethënëse të Wonder, duke u mbështetur në një repertor shumë të gjerë që përfshin një periudhë nga fundi i viteve gjashtëdhjetë deri në publikimin e fundit në 2004.

Ky koncert i Institutit Italian të Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, Bashkinë e Tiranës dhe Shoqatën Albania Jazz, paraprin aktivitetet e shumta që do të organizohen në vendin tonë nga datat 2 me 8 qershor në kuadër të Javës Kulturore Italiane.

“Jam shumë i lumtur që e shikoj sallën kaq plot. Kemi një vit e gjysmë që kemi organizuar një seri koncertesh me muzikantë italianë. Ky koncert është parapri e javës së kulturës Italiane. Do kemi shumë muzikë, opera “Butterfly”. Do kemi dhe një koncert nga kantautori që fitoi Sanremon një vit me parë, tek sheshi Italia”, tha drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?