FA vijon shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë, këtë herë në zonat më të thellë të Shqipërisë

22 Prill 2020, 12:24| Përditesimi: 22 Prill 2020, 12:26

  • Share

Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijojnë çdo ditë me shpërndarjen e ndihmave të personave në nevojë në çdo cep të Shqipërisë. Së fundmi FA ka qenë në zonat më të thella të Shqipërisë, duke shpërndarë pako me ndihma ushqimore për personat dhe familjet në nevojë.

Përveç pakove me ndihma zyrtarë të Forcave të Armatosura këshilluan qytetarët që të ruhen në këto pandemia. Gjithashtu ata këshilluan kategoritë e riskut si të moshuarit që të bëjnë më shumë kujdes se sa të tjerët.

Për ndarjen e ndihmave ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shkruan: Forcat e Armatosura të kudondodhura, me vëmendjen e tyre maksimale ndaj komunitetit dhe veçanërisht ndaj familjeve në vështirësi. #KrenariDheMirënjohje

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?