Festa e Manchester United

FA Cup/ Chelsea i falet golit në shtesë, Man. United nderohet nga Casemiro! Liverpool bën detyrën, çiftet çerekfinaliste

29 Shkurt, 10:32| Përditesimi: 29 Shkurt, 10:54

  • Share

FA Cup në Angli zhvilloi katër ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8, nga ku u mësuan edhe çiftet çerekfinaliste për më tej.

Në "Stamford Bridge", Chelsea fitoi 3-2 me Leeds. Dramatike përballja në Londër, me Blutë që shënuan me Jackson, Mudryk dhe Gallagher në 90+1. Joseph realizoi dopietë për miqtë.

Në "City Ground", Nottingham u mposht 0-1 nga Manchester United. Goli i Casemiro në minutën e 89 i dha të drejtë "Djajve" që të kalojnë më tej. Liverpool mundi 3-0 Southampton me golat e Koumas dhe dopietën e Danns.  Wolves triumfoi 1-0 ndaj Brighton.

Në fazën çerekfinale FA Cup sheh përballje interesante, ku spikat Manchester United - Liverpool.

FA Cup, faza 1/8:

Chelsea 3-2 Leeds

Nottingham 0-1 Manchester United

Wolves 1-0 Brighton

Liverpool 3-0 Southampton

FA Cup, faza çerekfinale:

Chelsea - Leicester

Manchester City - Newcastle

Manchester United - Liverpool

Wolves - Coventry

Ora 10:50
VIDEO/ E rëndë në 'Stamford Bridge', tifozi bie nga kati i dytë i stadiumit gjatë festës


Chelsea fitoi 3-2 kundër Leeds United në fazën e 1/8 të FA Cup. Në "Stamford Bridge" gjatë ndeshjes ndodhi një ngjarje e rëndë, me një nga tifozët miq që ra nga lartësia në momentin që Leeds po festonte golin e parë.

Ishte minuta e tetë kur Leeds kaloi  në epërsi me Joseph. Në sektorin mik festa ishte legjitime, teksa një tifoz ra nga lartësia në sektorin e katit të parë të stadiumit dhe u përplas me shkallët e boshatisura.

Menjëherë ambulanca dhe shërbimet e emergjencës e dërguan në spital, teksa nuk ka asnjë informacion për gjendjen e tifozit. Të dyja klubet treguan se do kenë një bashkëpunim për të zbardhur të vërtetën.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?