Charles Leclerc, piloti i Ferrarit

F1/ Tre gara dhe vetëm gjashtë pikë, Leclerc: Zhgënjyese, tani dua vetëm të përfundoj garën

4 Prill 2023, 16:28| Përditesimi: 4 Prill 2023, 16:29

  • Share

Formula 1 këtë sezon ka zhvilluar tre gara, teksa fillimi nuk ka qenë i mirë për Ferrarin. Piloti nga Monaco i 'Kokëkuqes', Charles Leclerc ka vetëm gjashtë pikë dhe është ndryshe nga sezoni i shkuar, kur në garat e para ishte pretendent për të rikthyer Ferrarin te titulli. Në tre garat e këtij sezoni, Leclerc dy herë ka dalë jashtë piste, teksa nuk ka mundur të sigurojë podiumin. Për të, objektiv është të kalojë vijën e finishit dhe mos ketë penalitete.

"Është padyshim starti më i keq në jetën time. Jam shumë i inatosur, jam me vetëm gjashtë pikë në klasifikim. Tani nuk mendoj shumë për atë që mund të ofroj sezoni në të ardhmen, objektivi im kryesor për garat e radhës është të përfundoj garën dhe të kaloj vijën e finishit pa pasur penalitet apo ndonjë aksident. Më pas ideja është të përfitojmë nga momenti i mirë dhe të shohim para”, u shpreh Leclerc.

Këtë sezon për konstruktorë kryeson Red Bull me 123 pikë, ndjekur nga Aston Martin me 65 pikë, teksa Ferrari vetëm në vendin e katërt me 26 pikë, shumë larg objektivave. Për pilotë, vendin e parë e mban Max Verstappen i Red Bull me 69 pikë, teksa i dyti është shoku i skuadrës, Sergio Perez me 54 pikë, ndjekur nga Fernando Alonso i Aston Martin me 45 pikë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?