Nga gara e Formula e 1 në Kinë

F1, Ferrari dominon provat në garën e Kinës, Vettel niset nga pole position 

14 Prill 2018, 14:37| Përditesimi: 14 Prill 2018, 14:40

  • Share

Dominim i Ferrarit në provat kualifikuese të Cmimit të Madh të Kinës që përkon edhe me garën e tretë të Botërorit të F1.

Në një mot në ftohtë ai që ka dhënë kohën më të shpejtë në pistën e Shanghai ka qënë gjermani Sebastian Vettel që ka firmosur një xhiro fantastike me rekordin 1'31"095.

Ndërsa nga vendi i dytë në garën e nesërme do të niset Ferrari tjetër ai i Kimi Raikkonen. Ndërsa pas dy makinave Ferrari që do të jenë të parat në start vijnë makinat Mercedes me Bottas që do të niset nga pozicioni i tretë dhe më pas Hamilton. Gara e Shanghait është e treta e këtij Botërori dhe nis në orën 08:10 me orën shqiptare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?