Fëmijët në rrezik, Klosi: Sistemim
në Qendrat e Përkujdesit Social

21 Prill 2016, 15:10| Përditesimi:

  • Share
Për të gjithë fëmijët që janë në rrezik ose në situatë rruge do të jenë në dispozicion të gjitha qendrat e përkujdesit social, të cilat do të kenë një qendër të posaçme emergjence.

Kështu ka deklaruar sot Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi në inaugurimin e qendrës së emergjencës në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, ku pa nga afër përfundimin e kësaj qendre.

Në të tilla qendra në të gjithë vendin, do të sistemohen fëmijët që raportohen në situata rreziku, situatë rruge, abuzimi apo neglizhimi.

Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve do të ndjekin rastet e raportuara deri në zgjidhjen e  e tyre.

Në këtë aktivitet u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit nga  Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve me Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë (Alo 116 111).  

Përveç një linje këshillimi, në numrin  116 111 mund të denoncohen apo raportohen në çdo orë të ditës, raste të fëmijëve të dhunuar, neglizhuar, abuzuar, si dhe fëmijë në situatë rruge.

Ministri Klosi në këtë aktivitet, nënvizoi ecurinë e shpejtë të përhapjes së qendrave të përkujdesit për fëmijët në të gjithë vendin, duke nxitur rritjen e reagimit qytetar në mbrojtje të fëmijëve.   

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?