Bota

Evropë, rritet për 10% numri i infektimeve me Covid-19

1 Korrik 2021, 13:29| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 13:31

  • Share

Rënia 10-javore e infeksioneve të koronavirusit në të gjithë Evropën ka marrë fund dhe një valë e re e infeksioneve është e pashmangshme nëse qytetarët dhe ligjvënësit nuk respektojnë masat kufizuese ka paralajmëruar kreu i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge.

Kluge theksoi se javën e kaluar, numri i rasteve të reja u rrit me 10 përqind, i nxitur nga lirimet e kufizimeve, udhëtimet 

"Kjo situatë po përshkallëzohet shumë shpejt. Një variant i ri tejet shqetësues, varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe në një rajon ku megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme nga vendet anëtare, miliona persona vazhdojnë të jenë të pavaksinuar," tha Kluge.

Ndërsa numrat e infeksioneve vazhdojnë të bien në shumë vende të rajonit, përfshirë në BE, Katy Smallëood, menaxheri i lartë i emergjencave të OBSH-së në Evropë, tha se disa të tilla si Rusia ishin "duke regjistruar nivelet e tyre më të larta të vdekjes ditore të pandemisë".

Kluge theksoi se përhapja më e madhe mund të kishte ardhur edhe për shkak të mbajtjes së kampinatit evropian të futbollit, ku fansat kishin mundësi t’i ndiqnin ndeshjet nga stadiumi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?