Foto ilustruese e vaksinës Pfizer-BioNTech

Evropa pritet të miratojë sot vaksinën anti-COVID, Pfizer-BioNTech

21 Dhjetor 2020, 09:10| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 09:29

  • Share

Agjencia Evropiane e Barnave pritet që ditën e sotme të miratoi vaksinën anti-COVID, Pfizer-BioNTech për shtetet të Evropës.

Agjencia Evropiane e Barnave me bazë në Amsterdam e afroi datën, pas presionit nga Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së për të përshpejtuar procesin, pasi ende asnjë shtet evropian nuk ka nisur vaksininim e qytetarëve.

Nëse Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të miratoi vaksinën, pengesa përfundimtare është miratimi nga Komisioni Evropian i cili pritet të ndjekë të Mërkurën.

Kreu i komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka synuar fillimin e vaksinimeve në periudhën 27-29 Dhjetor, pothuajse menjëherë pas Krishtlindjeve.

Shumë shtetet të Evropës kanë lajmëruar se vaksinimi i qytetarëve do të nis menjëherë pas miratimit të tij nga EMA, si Italia, Gjermani, Greqia, Franca dhe Austria.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?