Bota

Evropa po digjet! Zjarret vdekjeprurëse zbresin në Mesdhe

17 Korrik 2022, 11:54| Përditesimi: 17 Korrik 2022, 12:00

  • Share

Evropa po digjet dhe temperaturat vijojnë të rriten, ndërsa vala e të nxehtit po zbret në vendet e mesdheut. Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Danimarka janë vendosur në gatishmëri dhe sot presin temperaturat mbi 40 gradë, ndërsa Italia, Franva dhe Spanja tashmë termometri ka kaluar 50 gradë.

Mijëra zjarrfikës po vazhdojnë të luftojnë me zjarret apokaliptike në Portugali, Spanjë dhe Francë. Një pilot vdiq kur avioni i tij me ujë u rrëzua në zonën Foz Coa, pranë kufirit spanjoll. Autoritetet portugeze thonë se të paktën 238 persona kanë vdekur nga të nxehtit gjatë javës së kaluar. Zjarret po shkatërrojnë zonat e rajonit jugperëndimor të Francës Gironde, ku mbi 12,000 njerëz janë evakuuar.

Shërbimi francez i motit ka parashikuar temperatura deri në 41 gradë në pjesë të jugut të vendit të dielën dhe të hënën parashikohen rekorde të reja të të nxehtit dhe vendosi 22 departamente të tjera rajonale, kryesisht përgjatë bregut të Atlantikut, në alarm të lartë portokalli.

Në Spanjën jugore, pranë Costa del Sol, 2300 njerëz, përfshirë banorë dhe turistë të frikësuar, kanë ikur nga zjarri që është përhapur në kodrat e Mijas. Dhe në përgjithësi, një zonë është djegur katër herë më e madhe se mesatarja. Në Portugali, flakët shkatërruan 30,000 hektarë tokë këtë vit, më i madhi që nga vera e vitit 2017, kur vendi u shkatërrua nga zjarri. 

Greqia po digjet gjithashtu, 50 zjarre në pyje vetëm në orët e fundit dhe shtatë fshatra në veri të ishullit të Kretës janë evakuuar. Ky është anticikloni i gjashtë që ka ngrohur Kontinentin e Vjetër që nga fillimi i vitit 2022 dhe shkencëtarët sigurojnë se nga ndryshimet klimatike do të kemi episode gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive të të nxehtit.  Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha në emetimet e karbonit.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?