Elsa Lila me vajzën e saj Evita

'Evita në dorën e Evitës', Elsa Lila i dorëzon vajzës së saj trofeun e çmimit të parë të jurisë

27 Dhjetor 2022, 21:41| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 22:27

  • Share

Elsa Lila, fituese e çmimit të parë të jurisë në Festivalin e 61-të të Këngës ka postuar një foto në rrjete sociale, ku shfaqet ajo bashkë me vajzën duke mbajtur në dorë kupën e festivalit.

“Evita”, kënga kushtuar vajzës së saj, ishte kënga që i dha çmimin e parë të jurisë Elsa Lilës dhe që u pëlqye shumë nga publiku  duke u vlerësuar si stil i veçantë, por që nuk u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Elsa mori komplimente tw shumta për paraqitjen e saj skenike, por edhe për veshjen e përzgjedhur, për interpretimin e fuqishëm, zërin dhe elegancën në skenë. Bashkimi i këtyre elementëve i dha asaj fitoren e kupës dhe mundësinë e kthimit sërish në skenë për publikun shqiptar.

Ky trofe sot është në vendin e vet, në duart e Evitës së vogël e cila rrezaton nga lumturia teksa shoqëron të ëmën për të ndarë emocionet e triumfit të Elsës dhe “Evitës”.

F.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • rubla: 28/12/2022 12:57

    shpresojme mos te behet mafioze si ema evita

    Përgjigju
  • Iris: 28/12/2022 02:23

    Evita duket tamam si Elsa kur kendoi per here te pare,uroj te kete te njejtin talent muzikor!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?