Jozefina Topalli, Evi Kokalari

Evi Kokalarit ‘nuk i del inati’ me Topallin: Aman mos bëni Majlinda Bregun Presidente se do të na pësoj infarkt Xhozi

12 Maj 2022, 10:43| Përditesimi: 12 Maj 2022, 11:17

  • Share

Marëdhëniet mes Evi Kokalarit dhe ish numrit dy të PD-së Jozefina Topallit duket se nuk janë rregulluar ende.

Ishte Evi Kokalari ajo që foli e para pasi në Kuvendin e 30 Prillit ajo u shpreh se Topalli nuk e kishte përshëndetur dhe se zakonisht Topalli i shmang gratë.

Në një postim të publikuar në facebook në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri Kokalarit ”nuk i del inati” pasi e ka hedhur sërish kunja ish-kryeparlamentares.

“Aman vetëm Majlinda Bregun mos e bëni Presidente se do të na pësoj infarkt kardiak Xhozi”, shkruan ajo.

Asnjëra nuk ka folur për këtë raport të ftohtë mes dy zonjave që duken afër Sali Berishen në ‘betejen’ e tij për të marrë zyrtarisht PD-në.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?