Politikë

Evi Kokalari: Në 11 dhjetor Berisha zgjidhet kryetar i PD, do të jetë kryeministër i Shqipërisë

9 Nëntor 2021, 18:40| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 22:52

  • Share

 

Nga Foltorja e Pogradecit, aktivistja Evi Kokalari u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit, Berisha do të zgjidhet kryetar i PD.

"Në 11 dhjetor kryetar i ri i PD do të jetë Sali Berisha. Herën e fundit që isha në Shqipëri isha e vetmja që thoja se Berisha do të bëhet kryetar i PD dhe dua ta shoh Berishën kryeministër të Shqipërisë.

Gjëja e parë që duhet të bëjë Berisha është të shpallë George Soros, të birin, non grata. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Kosova. Soros ka 5 zyra në Ballkan. Berisha ka qenë i vetmi që ka dalë kundër hapur. Ka kërkuar shpalljen e Soros non grata. Kur Soros mori kontrollin e DASH, e konsideruan Berishën person non grata”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Berisha nga Pogradeci fton Ramën në debat televiziv, apel Bashës: Nesër dorëzohen 4200 firma të delegatëve, jep dorëheqjen ose do të të shkarkojmë


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?