Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa

Eurovizioni, Bushpepa dhe Ermal Meta japin provat gjenerale më 3 e 6 maj

2 Maj 2018, 22:40| Përditesimi: 2 Maj 2018, 22:42

  • Share

Eugent Bushpepa që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion ka kaluar me sukses provat e para dhe në datën 3 maj, herët në mëngjes, do të jap dhe provën e dytë për të përfaqësuar Shqipërinë në skenën e Eurovizionit.

Kjo do të jetë prova gjenerale për Eugent Bushpepën para se të këndojë në gjysmëfinalen e Eurovizionit. Janë 15 këngëtarë që më 3 maj do të këndojnë për herë të dytë në provë, para se të ngjiten në skenën e e Eurovizionit.  

Nw datën 4 maj do të jetë prova e parë e shqiptarit tjetër pjesëmarrës në Eurovizion, Ermal Meta, i cili në fakt përfaqëson Italinë. Ermal Meta provën gjenerale do ta ketë më 6 maj.

Provat para ngjitjes në skenën e Eurosongut  kanë një rëndësi të veçantë për secilin nga pjesëmarrësit e këtij festivali ndërkombëtar, sepse juria i shoqëron në të gjitha provat dhe vlerëson çdo detaj të performancës së këngëtarëve, vlerësime që do të ndikojnë dukshëm edhe në përzgjedhjen e finalistëve.   

 Evrovizioni do fillojë më 8 maj, ndërsa më 10 maj është gjysmëfinalja e dytë dhe më 12 maj është finalja e madhe.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?