Eurovision

Liverpooli do presë 'Eurovision 2023', festivali këngës s'u organizua në Ukrainë për shkak të luftës

7 Tetor 2022, 21:23| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 22:47

  • Share

Liverpooli është përzgjedhur si qyteti pritës për Festivalin e 67-të të Eurovision 2023. Finalja e Madhe e Eurovision 2023 do të zhvillohet në ‘Liverpool Arena’ pranë lumit Mersey më 13 maj. Ndërkohë gjysmëfinalja do të mbahet më 9 dhe 11 maj. Logoja zyrtare e Eurovision, përmban flamurin ukrainas brenda zemrës. Edhe përse festivali i këngës do mbahet në Britani, dizajni i logos i është kushtuar Ukrainës, teksa kjo e fundit mori edhe triumfin e Eurovision 2022.

Mbretëria e Bashkuar po pret konkursin pasi organizatorët vendosën se nuk mund të mbahej në vendin fitues, Ukrainën për shkak të luftës. Ukraina fitoi të drejtën për të pritur konkursin e këtij viti, por u përjashtua nga organizatorët e Eurovisionit, të cilët thanë se nuk mund të ofrojë siguri për artistët pasi ende vijon lufta.

Mikpritja e Eurovisionit “do të thotë gjithçka” për Liverpool-in, tha drejtoresha e kulturës e qytetit, Claire McColgan, për BBC të premten.

"Ne po e bëjmë atë për Ukrainën para së gjithash, për qytetin tonë të shkëlqyer dhe për njerëzit që vijnë këtu," tha znj. McColgan. “Do të jetë e pabesueshme.”

Mbretëria e Bashkuar ka pritur tetë herë Eurovizionin në të kaluarën, teksa hera e fundit ishte në Birmingham në 1998.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?