Albina dhe Familja Kelmendi

‘Eurovisioni s’ka më vlera’, vjen reagimi i parë nga familja Kelmendi pas rezultatit zhgënjyes

14 Maj 2023, 10:48| Përditesimi: 14 Maj 2023, 10:59

  • Share

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur finalja e edicionit të 67-të të ‘Eurovision Song Contest’, kompeticionit më të ndjekur muzikor në Evropë. Pjesë e finales ishte edhe Shqipëria që u përfaqësua nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën ‘Duje’.

Albina dhe Familja Kelmendi kanë dhënë një performancë të shkëlqyer duke elektrizuar skenën me këngën 'Duje' që u vlerësua për detajet tradicionale dhe sinkronizimin e zërave të familjes.

Mirëpo kjo nuk ka mjaftuar për të rënditur Shqipërinë në emrat kryesorë të vendeve me performancën me të mirë, Albina dhe Familja Kelmendi janë radhitur e 22-ta në festivalin e 67-të të këngës “Eurovision Song Contest 2023”, finalja e të cilit u mbajt mbrëmë në Liverpool.

Ajo mori vetëm 17 pikë nga votat e jurive, ndërsa 59 nga votat e publikut.Ky rezultat nuk është pritur mirë nga përfaqësuesit e Shqipërisë.

Ka qenë bashkëshorti i Albina Kelmendit, Valon Vataj, ai i cili ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke thënë se politika triumfoi kundër trojeve shqiptare. Vataj ka thënë se Eurovision nuk ka më vlera.

“Eurovision nga aspekti profesional e njerëzore nuk ka me vlera! Familja ime është fituese e ruajtjes se vlerave muzikore e kombëtare”, shkroi ai.

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • TEHYPI: 15/05/2023 13:25

    'Tallavaja' max. degjohet deri kosove - shqiperi nuk fiton ne europe...

    Përgjigju
  • Vleratefamiljestoksikeshqipo: 15/05/2023 08:44

    Per europen nuk eshte vlere te besh kenge ku shumezon arsyet e divorcit me 0, "jane tu u nda per 1 fjale" me fal po ne cilin planet? arsyet e divorcit ne shqiperi jane shume me serioze se kaq : dhuna, abuzimi, veshtiresite ekonomike etj. dhe as "harrojn se kan shpi sofer e fmo" dmth le te te abuzoje burri, duje se ke fmijet per te rrit. na hapet barkun me kete kenge injorante. moret ate qe merituat. puç.

    Përgjigju
  • Lala: 14/05/2023 22:13

    Eurovision do keng me ritem e we fiksohen kollaj.shembulli i polonise Ose Finlandes.keng QE kendohej edhe NGA Publiku.kenga Jon Mund te ishte e bukur per veshin Ton por per te Huajt Pa pik lidhje

    Përgjigju
    • Xheni Troka: 15/05/2023 21:46

      Fiks

  • Alb: 14/05/2023 20:47

    Emrine e ke te bukur por jo kangen.

    Përgjigju
  • Albana: 14/05/2023 17:19

    Kenga ish e mrekullueshme, e performance ish excellent. Eshte e vertet qe vlersimi in Eurovision eshte me Shume politik, ama ja vlen te marresh pjese.

    Përgjigju
  • Dora d'istria: 14/05/2023 15:47

    Po mire ti qe ske tru si shume kengetar qe i kane trute mos te them se ku po as nga familja ste tha dikush stop mos thuaj budallalleqe.

    Përgjigju
  • Kokemushka: 14/05/2023 14:37

    Kokederrave shqiptar nuk u mbushet mendja qe ne Eurovision arti nuk bleihet me leke dhe nuk kendohet ne dialekt si ne ansambli i kenges popullore,europes nuk i plas bytha per disa brekgrisur si kosova dhe shqiperia qe mburren barkun dhe koken bosh,me keto idiotesira nuk shkohet asgjekundi.

    Përgjigju
    • Xlm: 15/05/2023 20:06

      Fiks!

    • Bxl: 15/05/2023 09:41

      Ti qenke per Belgjiken e Kroacin o ty ta qift tan Shqiperia e Kosova nanen se ti i paske brekt e bethen e grisur e te shparalluar.

    • Meri: 14/05/2023 21:58

      Jam 1000% dakort me ty:

  • AltinTop: 14/05/2023 13:56

    Po clidhje kane trojet Shqiptare me kenge qe nuk pershtatet me konsumin europian more njerez te "artit".. Mos e prish imazhin qe i dhe Shqiperise me komente jashte etikes se nje artisti.

    Përgjigju
    • Havan. Flores: 03/04/2024 00:07

      Albina ist Familija Kelmendi

  • joni: 14/05/2023 13:18

    Ikni more, me nje plagjature te neveritshme deshit vend ne eurovision. Po te kishit kto ide per kompeticionin kishit ne dore te mos konurronit

    Përgjigju
    • Song: 15/05/2023 15:08

      Konge leshi ishte muzike serbegrekedhe turke

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?