Eurostat: Shqipëria mes 10 shteteve me inflacionin më të lartë në BE

22 Shkurt, 16:42| Përditesimi: 22 Shkurt, 16:47

  • Share

Çmimet në Shqipëri vijojnë të rriten më shumë se në vendet e Bashkimit Evropian. Agjencia Evropiane e Statistikave thotë e inflacioni në muajin janar në Shqipëri ishte 3.8%, nga 3.4% që e nxori INSTAT, apo nga 3.1% që është mesatarja e inflacionit në vendet e Bashkimit Evropian.

Referuar të dhënave ndikimin më të madh në inflacion në muajin e parë të vitit ka dhënë grupi i argëtimit e kulturës me 6%, ndjekur nga shtrenjtimi i ushqimeve me 5.8%, për të vijuar më tej me rritjen e kostove të çdo grupi nga mobilimi, arsimimi, komunikimi deri tek veshjet, qiratë e shëndeti. I vetmi grup që ka regjistruar ulje çmimesh është ai i transportit me-2.7%.

Me këto të dhëna EUROSTAT, e klasifikon Shqipërinë në vendin e 10 mes 31 shteteve me çmimet më të larta. Inflacioni në vend nisi që të rritej më shumë se në BE në muajit e fundit të vitit të kaluar.

Për këtë shtrenjtim të jetesës përtej shifrave të BE-së, Banka e Shqipërisë ‘fajëson’ inflacionin e brendshëm, i shkaktuar prej rritjes së shpejtë të pagave kryesisht në shtet por edhe në privat me synim mbajtjen e punonjësve, çka ka sjellë rritje të kostove për bizneset e shtetin.

Po ashtu ndikim të konsiderueshëm në inflacionin e brendshëm sipas Bankës së Shqipërisë po jep edhe kërkesa e lartë për mallra e shërbime, që është mbi ofertën që ka tregu.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/02/2024 02:07

    Mos kini merak se sipas BKSH /forcimi/ i lekut do t'a ule inflacionin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?