VIDEO/ Europol shkatërron kartelin ballkanik të drogës, sekuestrohen 2.7 tonë kokainë në një anije dhe shuma të mëdha eurosh

1 Shtator 2023, 14:26| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 14:32

  • Share

Agjencia e Evropiane policisë Europol në bashkëpunim me policitë e Brazilit, Portugalisë, Francës, Serbisë, Kroacisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Spanjës ka bërë të mundur çmontimin e një karteli ballkanik që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në drejtim të Evropës.

Operacioni i udhëhequr nga Serbia, bëri pjesë të saj autoritete policore nga Brazili, Kroacia, Franca, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Sllovenia dhe u mbështet nga Qendra e Analizës dhe Operacioneve Detare – Narkotikët.

Përmes një njoftimi zyrtar, Europol njoftoi për çmontimin e një karteli droge, pjesë e së cilës ishin vendet kryesore të Ballkanit.

Si pasojë e operacionit të zhvilluar më 24 gusht, por të bërë publik këtë të premte nga Europol u arrestuan 6 persona, u sekuestruan 2.7 ton kokainë.

Ndërsa nga kontrollet që u zhvilluan në 15 banesa u konfiskuan: dy automjete të nivelit të lartë, ora luksoze dhe mbi 550 000 euro para të gatshme, një numër i madh llogarish bankare dhe pasurish të paluajtshme u bllokuan gjatë kohëzgjatjes së hetimit financiar në vazhdim.

Organizata në shënjestër u vu nën hetim për organizimin e dërgesave shumëtonëshe të kokainës nga Brazili në BE dhe në janar të vitit 2022, nga Departamenti i Policisë Kriminale në Beograd, të cilat kishin informacione për opereimi e një karteli ballkanik të përfshirë në trafikun me shumicë të kokainës.

Hetuesit identifikuan një shtetas serb si një nga organizatorët kryesorë të rrjetit kriminal. Mbajtja nën vëzhgim e tij dhe kontakteve që ai kishte me bashkëpunëtorë të tjerë bëri të mundur kapjen e anijes me 2.7 ton kokainë e cila do të nisej nga Brazili me destinacion Capo Verden në Afrikë, e që më pas do të sillej në Evropë.

Inteligjenca operative vuri në dukje se kapitenët e kartelit, me kombësi ukrainase dhe çeke udhëtuan disa herë në Capo Verde ose vende të tjera në Afrikën Perëndimore për të përgatitur anijet e tyre për këto operacione kontrabande.

Informacioni operacional i siguruar së fundmi zbuloi se anija ndodhej në Brazil. Kjo u mundësoi autoriteteve braziliane dhe spanjolle, të mbështetura nga MAOC-N, të monitoronin nga afër lëvizjet e saj. Dhe të bënin sekuestrimin e sasisë së madhe të kokainës.

 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 01/09/2023 14:49

    krimi me i shemtuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?