Sendet e sekuestruara

Kronikë

Europol çon në pranga 150 persona kundër krimit të organizuar të pronës, pjesë edhe Shqipëria, Soreca: Bashkëpunimi është kyç

11 Nëntor 2021, 16:15| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 23:16

  • Share

TIRANË- Europol ka realizuar një operacion tre-ditor, që ka çuar në arrestimin e 150 personave. Mes 17 vendeve të përfshira është edhe Shqipëria. Operacioni i koduar Trivium është zhvilluar kundër krimit të organizuar të pronës në rrjetet rrugore të Evropës ku sipas Europol, janë kryer kontrolle në rrugë për njerëzit dhe automjetet, si dhe kontrolle ambientesh.

 Europol e mbështeti operacionin duke shkëmbyer informacion mbi subjektet, automjetet dhe mënyrën e veprimit që qëndronin pas grupeve kriminale në kohë reale.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Ambasadori ka vlerësua vlerësuar suksesin, ndërsa thekson se bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç në luftën kundër krimit të organizuar.

"Një tjetër sukses kundër operacionit kundër krimit të organizuar të pronës. 17 vende të përfshira, me Europol. Mbështetja dhe kontributi i rëndësishëm i nga Policia e Shtetit. Bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç në luftën kundër krimit të organizuar", shkruan Soreca.

Rezultatet e operacionit
Janë arrestuar 174 të dyshuar
27 makina të konfiskuara
Pothuajse 25,000 njerëz u kontrolluan
Më shumë se 16,000 automjete të kontrolluara
Rreth 800 vende të kontrolluara

Vendet e përfshira: Shqipëria, Austria, Belgjika, Qipro, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Lituania, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Spanja dhe Suedia.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?