Europiani, Shqipëria U-21 humb 3-2 ndaj Sllovakisë

24 Mars 2018, 09:36| Përditesimi: 24 Mars 2018, 09:38

  • Share

Shqipëria e 21-vjeçarëve ka humbur ndaj Sllovakisë 3-2 në “Selman Stërmasi” në ndeshjen kualifikuese të Europianit të të rinjve. Kuqezinjve të drejtuar nga Alban Bushi nuk u ka mjaftuar dygolëshi i shënuar nga sulmuesi Rey Manaj pasi janë përmbushur në minutat e fundit nga miqtë.

Shqipëria mbylli pjesën e parë në avanatzh me golin e Manaj, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë barazoi Spalek. Por Manaj menjëherë riktheu Shpresat në avantazh shumë shpjet.

Skuadra donte të mbante me çdo kusht fitoren por e pëson në minutat e fundit kur Sllovakia shënon dy herë dhe merr fitoren 3-2. Pas kësaj humbjeje Shqipëria e 21-vjeçarëve mban vendin e parafundit në grup me 6 pikë ndërsa ndeshja e radhës është të martën po ndaj Sllovakisë por në transfertë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?