Pablo Zabaleta

'Europiani një ëndërr', Pablo Zabaleta tregon Shqipërinë përmes Man. Cityt: I kemi dhënë personalitet Kombëtares kuqezi

18 Shkurt, 22:16| Përditesimi: 18 Shkurt, 22:18

  • Share

Pablo Zabaleta, ndihmëstrajneri i kombëtares shqiptare ka folur për faqen e Manchester Cityt, duke treguar eksperiencën në stolin e kuqezinjve. Argjentinasi për shumë kohë ishte pjesë e "Qytetarëve" duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Tanimë si ndihmësi i Sylvinhos, Zabaleta ka thënë se Europiani ishte një ëndërr dhe tanimë një sfidë me rivalët e grupit B, Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Mes të tjerave ai ka shtuar se i kanë dhënë personalitet ekipit me përvojën e tyre.

"Me Sylvinhon kemi krijuar një lidhje të fortë përtej kombësive tona, ndajmë këtë miqësi dhe një dëshirë për futbollin që na mundëson të punojmë bashkë. Mundësia ime e parë për të punuar në këtë zanat, përkoi me një peron me të cilin kam kaluar kohë si futbollist.

Eksperienca te Shqipëria është shumë pozitive deri tani. Kemi bërë të mundur që ekipi të konkurrojë mirë, duke i dhënë personalitet. Europiani është një ëndërr. Për këtë vend, është hera e dytë në histori.

Shqipëria nuk është një shtet që ka qenë vazhdimisht në kompeticione të mëdha, do të jetë një eksperiencë unike për ne dhe gjithashtu për këtë shtet. Një Europian apo një Botëror gjithmonë të vendosin në vëmendje dhe sidomos këtë vend i cili është në fazë rritje", tha 39-vjeçari.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?