Briken Calja

Europiani i Peshëngritjes, Briken Calja renditet në vendin e pestë

15 Shkurt, 21:42| Përditesimi: 15 Shkurt, 21:44

  • Share

Në Sofie të Bullgarisë po zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes për të Rritur, turne ku Shqipëria përfaqësohet me 7 shtangistë. I pari që u ngjit në pedanë sot në mbrëmje ishte Briken Calja, që garoi në peshën deri në 73 kilogramë, ku u rendit në vendin e pestë pa mundur dot të kapë podiumin. Me këtë rezultat në dygarësh, Calja mban gjallë shpresat për t'u kualifikuar për në Olimpiadën e Parisit.

Brikeni kaloi me sukses vetëm një provë në stilin e shkëputjes, atë të dytën me 148 kg, duke mos arritur të ngrejë të 3-tën me 153 dhe duke mbetur në vendin e 7-të.

Më premtues ka qenë stili i shtytjes për sportistin kuqezi, që ka ngritur 180 kg në provën e parë, por ka dështuar në dy të tjerat, me 185 dhe 186 kg, duke mbetur në vendin e 5-të, ashtu sikundër do të renditej i 5-ti edhe në dygarësh me 328 kg.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?