Sport

Europian pa seks për Francën, Griezman: Është e vështirë, nuk na lejohet të takojmë as familjarët

28 Qershor 2021, 13:01| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 13:02

  • Share

Që prej fillimit të grumbullimit me kombëtaren futbollistët e Francës e ka në të ndalur të takojnë persona te  tyre të dashur dhe për rrjedhojë të bëjnë seks. Për këtë gjendje që zgjat nga fundi i majit askush nuk është ankuar, por pëshpërimat kanë nisur.

Vetë Griezman për këtë çështje ka deklaruar: ‘Është e vështirë për të gjithë, lojtarët dhe stafin, por duhet të pranohet. Në nuk mund të prekim askënd, madje as anëtarët e familjes’.

Këto masa nuk janë marrë për shkakun e të qenurit në formë, edhe pse kjo çështje gjithmonë ka patur diskutim, por sepse duhet të shmanget çdo kontakt për shkak të koronavirusit. Më shumë se Griezman një anëtar i stafit të kampionëve të botës për ‘Le Parisien’ ka ngritur zërin:

“Një pjesë e madhe e futbollistëve tanë janë rreth të 20-at, dhe nuk i mbetet gjë tjetër vetëm për të bërë metodën ‘manuale’. Është shumë e vështirë që të qëndrosh pa puthur apo përkëdhelur personin tënd të dashur.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?