Europa Nostra liston “Muret e Portës” në Porto Romano mes 11 monumenteve të rrezikuara

30 Janar, 17:12| Përditesimi: 30 Janar, 17:16

  • Share

Durrës- “Muret e Portës” në Porto Romano në Durrës është përfshirë mes 11 monumenteve më të rrezikuara në Europë nga organizata Europa Nostra. Zëri i Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Trashëgimisë në Europë ka arritur në këtë konkluzion pas analizës së ekspertëve për gjendjen e Monumentit Arkeologjik të kategorisë së parë, por edhe duke i dhënë prioritet për shkak të rëndësisë që ka për trashëgiminë e vendit.

Mes Mureve të Portës, janë edhe monumente të tjera Evropiane si Sinagoga e Sienës në Itali, Pallati Steinort në Poloni apo Porta e Hekurt në Turqi. Europa Nostra që konsiderohet si përfaqësia europiane e organizatave qytetare, veçmas për Bashkimin Europian dhe UNESCO-n ka qenë aktive më herët edhe për të ndërgjegjësuar mbi trashëgiminë shqiptare në rrezik.  

Ka ndjekur nga afër punimet në Amfiteatrin Romak të Durrësit, qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës, të listuara si trashëgimi botërore nga UNESCO, apo kishat post-bizantine në Voskopojë e Vithkuq të cilat njësoj si Teatri Kombëtar i listoi në “7 objektet e rrezikuara”.

Monumenti Muret e Portës konsiderohet se i përket shekullit të V-të para erës sonë. Ndonëse ka pasur ndërhyrje restauruese në të, aktivistët kanë ngritur zërin për dëmet e rënda të shkaktuara mureve antikë nga punime përqark saj.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?