Nunez dhe Dybala duke festuar

Europa League/ Milan, Roma dhe Liverpool 'shkatërrojnë' rivalët, me një këmbë në çerekfinale! Leverkusen shmang humbjen e parë sezonale

7 Mars, 22:57| Përditesimi: 7 Mars, 23:02

  • Share

Europa League është në raundin e 1/8 me ndeshjet e para. Kjo e enjte sportive filloi në 18:45, aty ku u shënuan "lumë golash". Te fitorja dolën Roma dhe Liverpool që bindën. Barazim 2-2 për Leverkusen, që vetëm në shtesë shmangu humbjen e parë sezonale me golin e Patrick Schick. Triumf edhe për Milanin 4-2 në Itali kundër Slavias së Pragës.

Në "Olimpico" Roma mundi 4-0 Brighton dhe duket se janë me një këmbë në çerekfinale. Për italianët Dybala dhe Lukaku u kujdesën të shënonin në pjesën e parë, para se Mancini dhe Cristante të "vulosnin" duelin. Javën që vjen Roma udhëton në Londër me katër gola avantazh dhe kalimi më tej është thuajse i sigurt.

Në Çeki, Sparta e Pragës u duk e vogël përballë kryesuesve të Premier League. Liverpool fitoi 1-5 kundër vendasve të Qazim Laçit dhe Indrit Tucit. Të dy shqiptarët morën minuta në pjesën e dytë. McAllister hapi rrugën e suksesit për të kuqtë në minutën e gjashtë, para se Nunez të shënonte dopietë në pjesën e parë. Më pas Luiz Diaz dhe Szoboszlai shënuan në fraksionin e dytë. Për miqtë autogoli i Bradley ishte "flamuri" i sfidës. Njëjtë si Roma, edhe Liverpool duket me një këmbë në çerekfinale.

Në Baku të Azerbajxhanit, Qarabag barazoi 2-2 me Bayer Leverkusen. Benzia dhe Juninho shënuan për vendasit në pjesën e parë, teksa djemtë e Xabi Alonsos barazuan me Uirtz dhe Schick. Sulmuesi çek gjeti rrjetën vetëm në shtesën e dytë duke bërë që kryesuesit e Bundesligës të shmangnin humbjen e parë sezonale.

Në "San Siro" Milani fitoi 4-2 kundër Slavias së Pragës. Kuqezinjtë përfituan në minutën e 26-të nga dalja me të kuqe e Diouf, me çekët që mbetën me një lojtar më pak. Duhej Giroud në të 34 minutë për të zhbllokuar gjithçka, teksa miqtë barazuan vetëm dy minuta më vonë me Doudera. Fundi i së parës ishte "zjarr" për djemtë e Piolit që shënuan me Reijnders dhe Loftus-Cheek për 3-1. Në pjesën e dytë ishte Schranz që shkurtoi shifrat për momentin, para se Leao të shënonte golin e katërt për Milanin. Të enjten që vjen kuqezinjtë udhëtojnë për në Pragë me një rezultat më shumë se të favorshëm dhe janë pranë fazës çerekfinale.

Europa League, faza 1/8 - ndeshjet e para:

18:45

Roma 4-0 Brighton

Qarabag 2-2 Bayer Leverkusen

Sparta Pragës 1-5 Liverpool

21:00

Milan 4-2 Slavia e Pragës

Benfica 2-2 Rangers

Freiburg 1-0 Uest Ham

Marseille 4-0 Villarreal

*ndeshjet e kthimit zhvillohen më 14 mars.

Ora 22:54
Milani bind në 'San Siro', mposht 4-2 Slavian e Pragës në Europa League


Në "San Siro" Milani fitoi 4-2 kundër Slavias së Pragës në ndeshjen e parë për 1/8 e Europa League. Kuqezinjtë përfituan në minutën e 26-të nga dalja me të kuqe e Diouf, me çekët që mbetën me një lojtar më pak. Duhej Giroud në të 34 minutë për të zhbllokuar gjithçka, teksa miqtë barazuan vetëm dy minuta më vonë me Doudera. Fundi i së parës ishte "zjarr" për djemtë e Piolit që shënuan me Reijnders dhe Loftus-Cheek për 3-1. Në pjesën e dytë ishte Schranz që shkurtoi shifrat për momentin, para se Leao të shënonte golin e katërt për Milanin. Të enjten që vjen kuqezinjtë udhëtojnë për në Pragë me një rezultat më shumë se të favorshëm dhe janë pranë fazës çerekfinale.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?