Sporting 1-1 Atalanta

Europa League/ Paqe në aktin e parë, Sporting dhe Atalanta barazojnë 1-1 në Lisbonë (GOLAT)

6 Mars, 20:47| Përditesimi: 6 Mars, 20:56

  • Share

Europa League nisi këtë të mërkurë fazën e 1/8 me eliminim direkt. Në stadiumin "Jose Alvalade" të Lisbonës, Sporting dhe Atalanta barazuan 1-1 në aktin e parë dhe lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit një javë më vonë.

Dueli u zhbllokua pas 17 minutash nga vendasit, me Paulinho (VIDEO) që realizoi pas pasimit final të Trincaos. Miqtë e Gasperinit u përgjigjën me Scamaccan në të 39 minutë, me sfidën që u mbyll me këtë shifra.

Në këtë duel 90 minuta luajti edhe Berat Gjimshiti te Atalanta, me kapitenin e Kombëtares që u ndëshkua me karton të verdhë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?