Momente nga ndeshjet

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen

18 Prill, 23:03| Përditesimi: 18 Prill, 23:08

  • Share

Europa League zhvilloi çerekfinalet e kthimit. Roma, Atalanta dhe Bayer Leverkuen kalojnë më tej. Në gjysmëfinale do përballen Roma - Leverkusen dhe Atalanta me fituesin e çiftit Marseille - Benfica (shkoi me shtesë).

Në "Olimpico" Roma mundi 2-1 Milanin, me kuqezinjtë që ishin në një ditë "jo" dhe u dominuan nga vendasit. Djemtë e De Rossit festuan rinovimin e trajnerit me kalimin në gjysmëfinale. Mancini dhe Dybala shënuan për Romën në pjesën e parë, para se Celik të linte vendasit me një lojtar më pak për 60 minuta pas daljes me karton të kuq. Goli i Gabbia në pjesën e dytë ishte sa për statistika për Milanin, që edhe ndeshjen e parë e humbi 0-1.

Ne Bergamo skuadra e Atalantës humbi 0-1 me Liverpoolin, por falë fitores 0-3 në ndeshjen e parë skuadra e Berat Gjimshitit kalon më tej. Kapiteni i Kombëtares ishte lojtari më i vlerësuar në fushë me notën 7,3. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Salah pas shtatë minutave lojë nga pika e penalltisë.

Ndeshjet e para në gjysmëfinalet e Europa League luhen më 2 maj dhe të kthimit më 9 maj.

Europa League, çerekfinalet e kthimit:

Roma 2-1 Milan (1-0 ndeshja e parë)

Atalanta 0-1 Liverpool (3-0 ndeshja e parë)

Marseille 1-0 Benfica (1-2 ndeshja e parë) - Dueli shkon me shtesë

West Ham 1-1 Leverkusen (0-2 ndeshja e parë)

Skema e Europa League

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?