Festa e Gatti-t pas golit

EUROPA LEAGUE/ Juventus i falet një goli, 'Zonja' e qetë në Portugali (VIDEO)

14 Prill 2023, 09:37| Përditesimi: 14 Prill 2023, 09:41

  • Share

Në "Allianz Stadium" në Torino, Juventus fitoi 1-0 me Sportingun e Lisbonës, me ndeshjen që vlente për duelin e parë çerekfinal në Europa League. Bardhezinjtë iu falën golit të Gatti-t në minutën e 73 të ndeshjes. Një rrëmujë në zonë ka bërë që qendërmbrojtësi të gjendej  në vendin dhe momentin e duhur, për të marrë një fitore me vlerë dhe për të udhëtuar në Lisbonë të qetë në ndeshjen e kthimit. Për Juventusin pati frikë në minutën e 44 të pjesës së parë, me portierin Szczesny që u detyrua të dilte nga fusha pas dhimbjes në gjoks. Juventus tregon se pas kontrolleve të para, polaku nuk ka asgjë serioze.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Juventus cinik në shtëpi, Szczesny tremb bardhezinjtë! Man. United shënon dy autogola, paqe në Gjermani


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket investigimi i Rai 3 për Shqipërinë?