Euroja dhe dollari humbin terren ndaj lekut! Kursi i këmbimit sot

4 Tetor 2023, 14:01| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 14:05

  • Share

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën, 4 tetor, leku vijoi të forcojë pozitat ndaj dollarit amerikan dhe monedhës europiane.

Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, dollari amerikan këmbehet me 101.03 lekë ose 0.11 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha europiane zbriti me 0.05 lekë dhe këmbehet me 105.99 lekë.

Ndërkohë, paundi britanik dhe franga zvicerane këmbehen përkatësisht me 122.48 lekë dhe 109.92 lekë.

Monedha britanike u forcua me 0.34 lekë krahasuar me një ditë më parë, ndërsa ajo zvicerane u mbiçmua me 0.15 lekë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?