Eurodeputeti kroat: Nëse Radoiçiç nuk ekstradohet, Serbia do përballet me masa

23 Tetor 2023, 11:03| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 11:04

  • Share

Eurodeputeti kroat Tonino Picula, i cili hartoi tekstin e Rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian për ngjarjen e Banjskës ka paralajmëruar Serbinë për ekstradimin e Milan Radoiçiç.

Në një intervistë për gazetën serbe Nova, eurodeputeti kroat ka theksuar se reagimet e mundshme të bashkësisë ndërkombëtare mund të rezultojnë në veprime edhe më të rrepta politike dhe diplomatike ndaj Serbisë nëse refuzon të përmbushë kërkesën parësore të Bashkimit Evropian (BE) që të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit terrorist që janë arratisur në Serbi.

“Nëse Milan Radoiçiç nuk ekstradohet në Prishtinë, kjo do të komplikojë marrëdhëniet tashmë të vështira ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe reagimet e mundshme të bashkësisë ndërkombëtare mund të rezultojnë në veprime edhe më të rrepta politike dhe diplomatike ndaj Serbisë”, tha Picula.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?