Manolis Kefalogiannis dhe Alfred Beleri

Eurodeputeti grek vjen në Shqipëri për Fredi Belerin, mediat greke: Do të informohet edhe për çështjen e pronave në Himarë

18 Korrik 2023, 11:00| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 11:11

  • Share

Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, eurodeputeti i Demokracisë së Re, Manolis Kefalogiannis, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Të mërkurën, më 19 korrik, ai do të kryesojë një mbledhje të Komitetit të përbashkët BE-Shqipëri, ku do të diskutohet për rrugën e anëtarësimit të vendit në BE. Më pas ai do të vizitojë qytetin e Himarës dhe kryetarin e zgjedhur të saj, Fredi Beleri, i cili po mbahet në paraburgim në një burg të Tiranës, për t’u informuar “për çështjen e pronave dhe shpronësimet e pronave të banorëve të bashkisë.”

Në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët BE-Shqipëri marrin pjesë 28 eurodeputetë, si dhe 28 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Çështjet që do të diskutohen kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri, lirinë e medias, luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe mbrojtjen e minoriteteve.

Anëtarët e Komitetit të Përbashkët do të kenë takime me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, ministrin e Brendshëm të vendit, përfaqësues të partive opozitare dhe ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri.

Sipas një njoftimi lidhur me vizitën, “pasi Parlamenti Europian votoi amendamentin për paraburgimin e padrejtë në vazhdim të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, çështja do të diskutohet edhe gjatë takimit të Manolis Kefalogiannis me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë dhe zyrtarë të qeveria shqiptare”.


Lajmi kryesor:

Eurodeputeti grek në Shqipëri takon Fredi Belerin në burg: Lirimi i tij prioritet maksimal i Mitsotakis! Po pengoni anëtarësimin në BE! PE e di për pronat e himariotëve


M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 18/07/2023 13:11

    Greqia me te gjithe shtetet kufitare ka "probleme".Megalmania e Greqise se gjithe ish Perandoria Bizantine ishte greke eshte turpi me i madh i shtetit Grek dhe Europes qe i vjen pas avazit.Greqia eshte shteti me racist i Europes.Ajo ben te fortin me te vegjelit dhe serviloset te medhenjve.Politik me fashiste se kjo e Greqise zor se mund te kete.Shtet qe pretendon se eshte "laik" por gjithe drejtuesit e qeverise betohen vetem para BIBLES.

    Përgjigju
  • xxx: 18/07/2023 12:55

    Kjo tregon supermacine e shtetit te madh.Shqiperia eshte shtet sovran dhe te nderhysh ne organet ligjzbatuese ,do te thote te nderhysh ne punet e brendeshme.Fredi Beleri eshte kriminel dhe duhej denuar per bemat e tij,bile nuk besoj se mbyllen hetimet kur jane vrare 2 ushtarak te kufirit e askush deri sot nuk eshte vene para pergjegjesise.I duhet bere e qarte kujtedo se ne Himare nuk ka prona greke dhe t'i kerkohet atij kthimi i pronave te komunitetit qam te debuar forcerisht nga Greqia.Kurr nuk duhet te terhiqemi.Fredi Beleri te denohet njelloje si cdo shqiptar qe ka vjedh vota.

    Përgjigju
  • Alb: 18/07/2023 12:05

    Shqipnija ka ra shum poshte, dhe po tadhen me ne, skena vler as si popull as si shtet. Kjo ashte pasoja e politikes trathtare e shitur

    Përgjigju
  • e drejta: 18/07/2023 11:23

    BATALL I MADH FORT,,,KUJT PO I BIE NE MEND

    Përgjigju
  • Termeti: 18/07/2023 11:19

    Çfare i duhet Grekeve pronat ne Himare? Boll me mos i lejoni as te vijne e jo te kerkojne. Eshte fare e thjeshte toke Shqipetare. Jo Greke.

    Përgjigju
  • John Doe: 18/07/2023 11:11

    Eurodeputeti Manolis Kefalogiannis te shkoje ne te semes. Aty ne Potam do i bejm masazh me vazeline kurse ne Himare do i jape doren e fundit Goro. Pronat do i gjeje me drejtim nga perendimi tek pidhi i motres se vet. Sa per Belerin mos te merakoset, gjendet ne burg duke lare corapet e shokut te dhomes. Faleminderit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?