Euro thellon rënien, këtë të enjte këmbehet me 102 lekë

21 Mars, 20:39| Përditesimi: 21 Mars, 20:42

  • Share

Monedha e huaj, Euro thellon rënien këtë të enjte ku sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, u këmbye me 102.74 lekë, niveli më i ulët që prej dhjetorit. Kursi i Euros paraqitet në rënie me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Agjentët e tregut mendojnë se rikthimi i forcimit të Lekut është efekt i rritjes së prurjeve valutore nga jashtë, që tashmë lidhen kryesisht me turizmin, eksportin e shërbimeve në përgjithësi, por edhe me një interes të lartë të investitorëve të huaj për tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Forcimi i Lekut ka ndihmuar në uljen e inflacionit por, nga ana tjetër Leku i fortë ka dëmtuar ndjeshëm sektorët eksportues të ekonomisë dhe sidomos fasonerinë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?