Euro në rënie të lirë, po këmbehet me 102.4 lekë, rreth 14.4 lekë më pak se në nëntor të 2022

24 Nëntor 2023, 13:44| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 13:52

  • Share

Leku vijon të forcohet përballë monedhave të huaja. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë sot një euro po këmbehet me 102.4 lekë duke rënë me 0.45 pikë krahasuar me një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët që prej gushtit të këtij viti, kur fluksi i emigrantëve ishte gati dyfish më i lartë se tani.

Shkaku kryesor i zhvlerësimit të euros por edhe të dollarit sipas Bankës së Shqipërisë por edhe qeverisë është turizmi, dhe fluksi i lartë i prurjeve valutore. Por nga ana tjetër ndikim po jep edhe rritja e normës bazë të interesit e bën më të fortë lekun, përballë monedhave të huaja. Për ekspertët shkaku kryesor i kësaj rënie është infromaliteti i lartë, që po rrit sasinë e valutës në treg.

Vjet në këtë periudhë euro këmbehej mesatarisht me 116.92 lekë, pra rënia krahasuar me këtë vit është 14.49 lekë.

Shembull- Nëse 1000 euro vjet kushtonin përafërsisht 1169 lekë, sot e njëjta vlerë këmbehet me vetëm 1024 lekë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?