Euro në nivelin më të ulët historik, këmbehet me 112.3 lekë! Eksperti: Rrezik për ekonominë, prek shumë sektorë! Problem paratë informale

19 Prill 2023, 12:14| Përditesimi: 19 Prill 2023, 12:45

  • Share

Monedha ‘euro’ në muajt e fundit ka pasur një rënie drastike. Në vendin tonë, sot 1 euro këmbehet me 112.3 lekë, duke shënuar kështu nivelin më të ulët historik të monedhës europiane.  Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 112.63 lekë, duke shënuar sot sërish një rënie me 0.33 pikë. Rënia është në vazhdimësi. 

Sipas agjentëve të tregut valutor, faktori kryesor që po zhvlerëson euron është oferta e lartë e monedhës europiane. Ata shprehen se volumi i blerjeve të euros nga agjentët e këmbimit valutor është shumë më i lartë në raport me atë të shitjeve dhe kjo po shkakton një rënie të vazhdueshme dhe progresive të kursit të monedhës europiane. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursi i këmbimit të euros kundrejt lekut është zhvlerësuar me afërsisht 7%.

Kembimi valutor sot

Kjo rënie e euros, sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, lidhet ngushtësisht me mbingopjen e ekonomisë shqiptare nga para informale.

“E veçanta e situatës është një tendencë që shfaqet vitet e fundit që përkon me problematikën serioze që ka ekonomia jonë me paratë kriminale dhe informale”- nënvizoi Preçi.

Në një lidhje skype për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, Preçi tha se në rrethana të tilla, monedha shqiptare është mbiçmuar duke sjellë pasoja negative për të gjitha shtresat në vend që janë të ndikuara nga teprica e parave në tregun e brendshëm.

“Unë besoj se rënia e monedhës duhen kërkuar në kërkesë ofertë. Do të thotë që leku shqiptar në këtë periudhë është i mbiçmuar. Pompimi në ekonominë tonë i parave informale dhe kriminale kanë krijuar një ofertë më të madhe nga nevoja për këtë para. Në këto rrethana kemi një monedhë shqiptare të mbiçmuar me pasoja negative dhe pozitive që sjell kjo situatë. Të gjithë shtresat e vendit janë të ndikuara nga kjo tepricë parash në tregun e brendshëm”- shtoi eksperti.

Sa i takon ndikimit që kjo ulje e euros mund të ketë në kreditë që marrin qytetarët shqiptarë, Preçi këshilloi që personat të cilët kanë ndërmend të marrin kredi, ta kryejnë këtë veprim në atë monedhë me të cilën shpërblehen në profesionet që kanë.

Këmbimi i euros me lekun në 10 vitet e fundit

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 19/04/2023 13:10

    Nuk e prek fare ekonomine dhe forcon lekun. Na prishi pun se kjo renie cenion parate informale. Vetem te mira ka emonomia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?