Foto ilustruese

Euro merr tjetër goditje të fortë, shkëmbehet me 112.83 lekë! Agjentët e tregut: Shkak, hyrja e parasë informale në vend

28 Dhjetor 2022, 21:27| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 21:28

  • Share

Euro ka pësuar një tjetër rënie të fortë në kursin e këmbimit me lekun këtë të mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro ra në nivelin e 112.83 lekëve, duke humbur më shumë se një pikë krahasuar me ditën e martë. Që nga fillimi i muajit dhjetor, kursi i këmbimi Euro-Lek ka rënë me 3.45%, ndërsa që nga fillimi i vitit 2022 rënia ka arritur në 6.44%.

Ekepertet thonë se këtë javë ka pasur rritje të ofertës valutore në treg, për shkak të sezonit te festave, që lidhet me rritjen e turizmit hyrës dhe kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit, por edhe me futjen e parave informale prej tyre.

Agjentët e tregut thonë se gjatë vitit 2022 ka pasur një ofertë të lartë valutore, çka është shoqëruar me tendencën rënëse të Euros ndaj Lekut.

Oferta e lartë është ndikuar nga rritja e turizmit, eksportet e shërbimeve dhe remitancave, por megjithatë në tërësi deficiti i llogarisë korrente të vendit deri në fund të 9-mujorit ishte në vlera të përafërta me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Forcimi i monedhës vendase ndaj Euros, që është njëkohësisht valuta kryesore në këmbimet tregtare të Shqipërisë, luan një rol pozitiv në drejtim të zbutjes së inflacionit

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?