Euro këmbehet me 114.53 lekë, eksperti Gjokutaj: Shkak remitancat dhe paratë e pista

15 Dhjetor 2022, 13:08| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 21:42

  • Share

Euro është këmbyer sot me 114.53 lekë sipas kursit të Bankës së Shqipërisë. Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, tha se dy janë faktorët që ndikojnë më së shumti janë remitancat dhe paratë e pista. Sipas Gjokutajt, euro mund të ulet edhe më tejë për shkak të emigrantëve.

‘Në një analizë ndërsa në verë kishim një rënie të euros kjo për shkak të një dinamike në rritje të eksporteve, por edhe e hyrjeve të euros nga turistët, por tani duket se janë dy faktorë të tjerë që ndikojnë më së shumti. Tashmë janë dy faktorë që ndikojnë më së shumti, janë remitancat të cilat kanë një rritje të caktuar dhe kanë atë ndikim që kanë pasur gjithmonë por duke pasur rritje ka më shumë prurje dhe nga ana tjetër janë paratë e pista ose pastrimi i parave, nga sa duket është e vështirë që të kontrollohet.

Pastrimi i parës është një nga faktorët ndikues që nuk mund të kontrollohet dhe si duket ka ndikuar edhe në treg. Kjo euro mund të ulet edhe më tej për shkak të emigrantëve dhe për shkak të festave dhe përdorimit e saj.  Kemi të bëjmë me atë euro e dil po përdoret në sektorin e ndërtimit dhe në lojërat e fatit. Nuk shpjegohet me letra është pjesë e parasë informale ndryshe nuk ka asnjë shpjegim tjetër me paratë shqiptare.’- u shpreh Gjokutaj.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 114.53 lekë, në rënie me 0.39 pikë krahasuar me një ditë më parë. Ndërkohë, në dy javët e para të dhjetorit, monedha europiane ka humbur gjithsej dy pikë në kursin e këmbimit kundrejt Lekut.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lakja: 15/12/2022 21:09

    po pse nuk vendoset euro si ne kosove e mal te zi.pse te rrijm ne u ul u ngrejt dhe leku vjeter leku i ri.sot vetem me euro blehet shitet .cdo gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?