Foto ilustruese

Euro humbet sërish pikë, e nis javën me rënie, zbret në 106 lekë

11 Shtator 2023, 15:28| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 15:33

  • Share

Euro e ka nisur me rënie edhe këtë javë. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë monedha europiane sot po këmbehet me 106.87 lekë.

Më 8 shtator monedha europiane fitoi pak terren ndaj valutave të huaja dhe u këmbye me 107 lekë, por si duket sot i rikthehet sërish rënies.

Vlerën më të lartë gjatë kësaj vere euro e preku në fund të gushtit ku u këmbye me mbi 110 lekë.

Mirëpo nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha europiane është nënçmuar. Në shtatorin e vitit 2022 një euro këmbehej me 117.7 lekë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?