Foto ilustruese

Euro e nis javën me rënie, me sa këmbehet sot valuta europiane

18 Shtator 2023, 18:25| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 18:33

  • Share

Rënia e Euros në kursin e këmbimit vijon edhe këtë javë. 

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vërehet se euro ka zbritur poshtë nivelit të 107 lekëve

Sot euro këmbehet mesatarisht me 106.39 duke humbur kështu 0.56 pikë nga e premtja që lamë pas.

Të njëjtën trajektore rënëse po ndjekin edhe valutat tjera kryesore në vend, si paundi apo dollari. Dollari amerikan blihet me 99.3 lekë dhe shitet me 100.4 lekë. Kurse paundi britanik blihet me 122.3 lekë dhe shitet me 123.8 lekë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?