Euro dhe dollari amerikan vijojnë rënien përballë monedhës vendase, ja me sa lekë u këmbyen sot

2 Shkurt, 15:16| Përditesimi: 2 Shkurt, 15:24

  • Share

Të premten e sotme (2 shkurt), monedhat e huaja humbën lehtë terren në kursin e këmbimit me lekun. Vetëm paundi britanik shënoi rritje.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 95.53 lekë duke humbur 0.87 pikë ndërsa një euro u këmbye me 103.98 lekë ose 0.07 lekë më pak se një ditë më parë.

Nga ana tjetër, paundi britanik u këmbye të premten me 121.87 lekë duke shënuar një rritje tepër të lehtë ndërsa franga zviceriane u këmbye me 111.65 lekë, njëjtë si në ditën e enjte.

Tabela e këmbimit valutor

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?